Pastrimi apo rinovimi i shtëpisë ndonjëherë sjell surpriza të pakëndshme, por një familje nga Los Anxhelosi pati fat, pasi gjetën qindarka bakri me vlerë mbi një milion dollarë, raportoi “Guardian”.
John Reyes, një sekser, po ndihmonte gruan e tij Elizabeth të pastronte shtëpinë e babait të tij të viteve 1900 kur ata zbuluan më shumë se një milion qindarka bakri në një hapësirë të ngushtë në bodrum, raportoi KTLA News.
Një stok monedhash ka një vlerë nominale prej 10,000 dollarë, por mund të vlejë më shumë se 1 milion dollarë./FolDrejt/