Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se janë regjistruar 108 raste të reja me coronavirus në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Rastet e reja dolën pas testimit të 6169 mostrave.
Ministria njoftoi edhe për 11 pacientë të shëruar.
Ndërkaq, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 637.
Në njoftimin e MSH-së nuk bëhet e ditur lidhur me të dhënat e personave të vaksinuar kundër koronavirusit në 24 orëshin paraprak.
Sa i përket vaksinimit kundër coronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2161 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784,166 persona.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç dhe ata mund të marrin njërën nga dy vaksinat që përdoren në Kosovë: AstraZeneca dhe Pfizer.
Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit./FolDrejt/