Në fshatin Lladroc të Malishevës është raportuar për një rast të gjetjes së disa eshtrave njerëzore.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 09:00 gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh thekson:
“Fsh. Lladroc, Malishevë 21.02.2022-09:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar me ekskavator ka hasur në disa mbetje mortore (eshtra të njerëzve ). Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë tërheqjen e mbetjeve (eshtrave) dhe me vendim të prokurorit dërgohen në IML.”/FolDrejt/