Gjatë 24 orëve të fundit dy turistë kanë humbur jetën në spitalin e Sarandës për të njëjtin shkak: Arresti kardiak!
Policia njoftoi mbrëmë se një shtetas 37 vjeç me origjinë nga Polonia kishte mbërritur pa shenja jete në spital pasi kishte qendruar në plazh. Mësohet se mjekët e patën të pamundur për t’i ardhur në ndihmë 37-vjeçarit.
Rasti i dytë ishte sot, ku një turist nga Anglia, 64 vjeç u gjet pajetë brenda banesës që kishte marrë me qira në qytetin e Sarandës. Dyshohet se edhe 64-vjeçari po ashtu ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. /abcnews.al/