Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 200 të infektuar me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Ky është raporti i plotë:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.780.