Deputetët e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar ekonomike, pas rritjes së çmimeve të produkteve kryesore, transmeton Fol Drejt.
Sipas deputetit Pal Lekaj, kjo rritje e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët.
Ai ka njoftuar ka marrë iniciativën për mbajtjen e një debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve dhe mosrritjen e pagave.
Sakip Imeri nga Autoriteti i Konkurrencës tha se mandati i këtij autoriteti është të mbajë konkurrencën e lirë në treg pra jo, siç tha ai, për rritjen e çmimeve.
Këto komente u dhanë në kuadër të një tryeze, e cila po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku po marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqatat e konsumatorëve dhe biznesit./FolDrejt/