Revista e popullarizuar Vogue, këtë herë me qendër në Francë, është kritikuar pas një publikimi që –sipas opinionit publik – tregonte hipokrizinë e tyre.
Në profilin e tyre, ata kanë shpërndarë fotografi të modeles Julia Fox me shami në kokë, duke lavdëruar pamjen e saj pavarësisht kufizimeve të vendit për mbulesat fetare.
“Shprehja e modës” e Julias u shoqërua me mbishkrimin “po shamisë”, ndërsa shumë shpejt poshtë publikimit mbërriti një ortek komentesh të ashpra, pas të cilave e ndryshuan përshkrimin.
Duke i akuzuar për hipokrizi, përdoruesit ranë dakord se ky është një shembull i qartë i standardeve të dyfishta, sepse ndërsa gratë myslimane në Francë janë të ekspozuara çdo ditë ndaj agresionit dhe presionit për shkak të shamisë, jomyslimanet janë të lira të që në të njëjtën mënyrë të shprehen në aspektin e modës.
Njoftimi erdhi vetëm disa ditë pasi Senati francez miratoi ndalimin e hixhabit (mbulesës) për femrat sportiste, sepse, siç pretendon partia e krahut të djathtë Les Republicains, “shamitë minojnë vlerat franceze dhe rrezikojnë sigurinë e sportistëve”.
“Po për shaminë, ajo fjali tingëllon kaq e thjeshtë, por ne ende lutemi, presim dhe fantazojmë për të”, ka theksuar modelja dhe aktivistja Hanan Houachmi.
Modelja franko-marokene theksoi se mbulesa shihet si një aksesor që mund të vishet si pjesë e një trendi, por kur bëhet fjalë për fenë, qeveria franceze e sheh atë si një “uniformë terroriste”.
“Uau, një femër e bardhë që mban shami për shkak të trendit merr një ‘po shamisë’, ndërsa një grua myslimane që e mban atë për shkak të bindjeve të saj diskriminohet dhe ndalohet. Punë e shkëlqyer”, ka shkruar një komentues.
Ndërsa një tjetër përmes këtij komenti ka thënë se Vogue ka treguan hipokrizi në versionin më të mirë. Nuk kanë pushuar komentet e atyre që reklamuan këtë lëvizje të pamatur, ndoshta edhe provokuese, e disa paraqitën edhe atë me çfarë përballen çdo ditë.
Ndryshe, në prill të vitit 2011, Franca u bë vendi i parë në Evropë që i ndaloi mbulesat në vendet publike.