Sipas ministrisë së jashtme, presidenti ukrainas po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, shkruan BBC.
Gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me homologun e tij estonez, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve të tij europianë të mos ngurojnë dhe të vendosin sanksione kundër Moskës.
Ai ka minimizuar mundësinë e një konflikti në shkallë të gjerë me Rusinë, por është i përgatitur të mobilizojë ushtrinë nëse do të jetë e nevojshme./abcnews.al