Forcat ruse nuk kanë shënuar “asnjë përparim të rëndësishëm territorial” gjatë 72 orëve të fundit në Donbas, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, shkruan The Guardian.
“Në Donbas, forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme, megjithatë, ata nuk kanë shënuar asnjë përparim të rëndësishëm territorial gjatë 72 orëve të fundit. Automjetet e vjetruara, armët dhe taktikat e epokës sovjetike të përdorura nga forcat ruse nuk janë të përshtatshme për të rifilluar taktika, të cilën Rusia aktualisht nuk është në gjendje ta përballojë,” thuhet në raportin e inteligjencës britanike.
Pavarësisht bisedimeve të 13 korrikut 2022 midis delegacioneve nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja mbi eksportet e grurit dhe shkëmbimet e të burgosurve, perspektivat për bisedime më të gjera për t’i dhënë fund konfliktit mbeten të ulëta./abcnews.al/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 14 July 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/ooeYS0oJa7
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/3TkIw6XCNU
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) July 14, 2022