Në QKUK ka ndërruar jetë një i burgosur, ai ishte duke u trajtuar në spital.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:30, ka bërë të ditur policia në raportin njëzet e katër orësh, transmeton Fol Drejt.
Në raport thuhet:
“Nga Klinika është raportuar se viktima mashkull kosovar (i burgosur) i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore”./FolDrejt/