Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se edhe sot është krijuar kolonë e gjatë në pikën kufitare në Merdare, shkruan Fol Drejt.
Pritjet në dalje të kësaj pike janë mbi një orë, ndërkaq kolona e veturave është deri në 700 metra.
Përndryshe, në hyrje të kësaj pike nuk raportohet për kolona, kurse pritjet janë vetëm deri në 10 minuta.
Kolona dhe pritje janë raportuar edhe në dalje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë.
Në këtë vendkalim kufitar kolona e veturave arrin 450 metra kurse pritjet janë mbi një orë.
Në pikat e tjera kufitare, situata është më e relaksuar./FolDrejt/