Mbrojtja e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, është ankuar që Gjykata Speciale nuk ua ka dhënë rastin ende, që t’i shfaqin materialet shqetësuese për të akuzuarit.
“Ka më shumë se një vit që mbahen këtu dhe ne nuk mund t’i mbajmë të akuzuarit përgjithmonë në paraburgim”, është shprehur avokati Young, transmeton Fol Drejt.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes grupit në fjalë.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë prezentë në sallë, por janë duke e përcjellë atë përmes video lidhjes.
Sipas palës mbrojtëse, mbajtja e tyre në paraburgim kaq gjatë, nuk justifikohet në asnjë mënyrë./FolDrejt/