Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe dënuar një kundërvajtës në trafik, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 141 km/h, shkruan Fol Drejt.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 141 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.”, shkruan në njoftimin zyrtar.
Policia theksoi se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, i janë hequr tre pikë negative si dhe i është masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik prej tre (3) muajsh. /FolDrejt/