Miroslav Lajçak ka thënë se me palët dialoguese nga Kosova dhe Serbia, po zhvillohen bisedime intensive.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se ka pasur diskutime intensive me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe negociatorin serb Petar Petkoviq.
“Diskutimet intensive me dy udhëheqësit e delegacioneve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Një sërë temash konkrete janë duke u zhvilluar sot në Bruksel”.
Siç është raportuar gjatë ditës, çështja e targave dhe ajo e të pagjeturve, është pritur të shtrohen në tavolinën e bisedimeve./FolDrejt/
Intense discussions with the two Chief Negotiators @BislimiBesnik and @PetkovicPetar on a number of concrete topics are underway today in Brussels. pic.twitter.com/gOb2owdB0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 22, 2022