E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të diskutohet edhe pse sulmuesi francez ka njoftuar se vendimin mbi të ardhmen e tij do ta bëjë të ditur para se ti bashkohet kombëtares franceze në ndeshjet për “Katar 2022”.
E kur jemi në një situatë të tillë, çdo fjalë që ka lidhje me sulmuesin e PSG-së merr vëmendje dhe trajneri i parizienëve është ngacmuar në lidhje më këtë çështje.
“Nuk e di vendimin e Mbappes. Është një çështje personale mes Kylian dhe klubit. Ka shumë raporte dhe thashetheme. Duke respektuar Kylian, kontrata e të cilit përfundon këtë sezon, i takon klubit dhe lojtarit që të merren me këto çështje.
Unë nuk jam personi i duhur për të bërë një koment që ka të bëjë me këto dy palë, veçanërisht jo për lojtarin”, ka thënë fillimisht Pochettino.
Pochettino shtoi se dëshira e tij është që Kylian Mbappe të qëndrojë në PSG.
“Dëshira ime është që Kylian të jetë në PSG për shumë vite në vazhdim. Por nuk mund të gënjej për këtë, nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Unë gjithashtu nuk e di se kur do të marrë vendimin e tij apo cili do të jetë. Ne nuk dimë asgjë. Ne presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri argjentinas./FolDrejt/