Ndihmësi i presidentit ukrainas Mihail Podolyak vuri në dukje se “Rusia po zhvillon një luftë hibride kundër Evropës, duke marrë peng Afrikën dhe Lindjen e Mesme”.
Vendimi i Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, e arritur me ndërmjetësimin e OKB-së, dëshmon edhe një herë se negociatat me Rusinë janë humbje kohe, tha sot ndihmësi i presidentit ukrainas. Mihail Podolyak, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Vendimi i Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja dëshmon edhe një herë se negociatat me Federatën Ruse janë humbje kohe”, shkroi Podoljak në Twitter.