Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin në negociata.
Këshilltari i presidentit ukrainas dhe negociatori me Rusinë, Mikhail Podoljak, deklaroi sot se çdo marrëveshje me Moskën nuk mund t’i besohet dhe se pushtimi rus mund të ndalet vetëm me forcë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Çdo marrëveshje me Rusinë nuk ia vlen paratë. A është e mundur të negociohet me një shtet që gënjen gjithmonë në mënyrë cinike dhe propagandistike”, ka shkruar Podoljak në Telegram./FolDrejt/