5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve në Kosovë.
Në Penuh të Podujevës sot filluan homazhet tek varrezat e dëshmorëve me rastin e kësaj dite, me këtë ç’rast u bë edhe hapja e spitalit muze, njofton Klan Kosova.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi me bashkëpunëtorë, ish-komandanti Rrustem Mustafa, familjarë të dëshmorëve dhe ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për nder të kësaj dite gjatë të enjtes u zhvilluan një varg aktivitetesh si dhurimi i gjakut në sheshin e Podujevës, mbjellja e 2000 drunjve në Sylevicë, ekspozitë me fotografi të dëshmorëve, koncert folklorik dhe të tjera.