Komuna e Podujevës ka vendosur që ttë ndajë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudarit.
Rudari i ka falënderuar të gjithë donatorët vullnetarë që po i ndihmojnë në përballimin e kësaj sfide.
“Me qëllim që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë, si pasojë e gjendjes së krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, sot kam marr vendim që Komuna të ndajë 10 mijë euro për të siguruar pako ushqimore dhe higjenike. Kjo është një përpjekje e përbashkët dhe me këtë rast i falenderoj të gjithë ata donatorë vullnetmirë, të cilët po na ndihmojnë në përballimin e kësaj sfide”, ka shkruar Rudari.