Kryeministri Kurti sot pritet të jetë i pranishëm në Podujevë, njofton Zyra per Komunikim Publik e kryeministrit të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh të Podujevës nga ora 11:30, thuhet në njoftim.
Pas gurthemelit të shkollës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë edhe në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës duke filluar nga ora 12:00, transmeton Fol Drejt.