Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është vetëplagosur me armë zjarri, transmeton Fol Drejt.
Fillimisht ai pranoi trajtim mjekësor në emërgjencën e Podujevës e më pas është dërguar në QKUK ku edhe ka vazhduar trajtimi i tij.
I dyshuari është nën sigurim policor dhe i janë sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/