Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi vodhën një kuletë, që një ankuese femër e kishte harruar në një ulëse përballë objektit të komunës së vjetër.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, te “Bulevardi i Dëshmorëve”, rreth orës 18:20, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima në kuletë i ka pasur para të gatshme, kartela bankare dhe disa dokumente personale.
Gjatë shikimit të kamerave është bërë identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovar te të cilët gjatë kontrollit janë gjetur paratë dhe dokumentet, të cilat i janë kthyer viktimës.
Te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë – thikë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/