Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një vjedhje të rëndë.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, në fshatin Sfeqël, gjatë muajit janar 2023, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, puna e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin e dy personave të përfshirë në rast, si dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Personi i arrestuar është A.V, mashkull, 51 vjeç.
Tutje bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që i dyshuari i dytë është në kërkim policor./FolDrejt/