Një person është arrestuar pas të shtënave me armë në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës, rreth orës 11:44 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një armë me gas dhe dy fishekë.
I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/