Dy të rinj kanë pranuar ndihmë shëndetësore pas lëndimeve që kanë marrë gjatë sulmit që u ka bërë një qen, me pronar të dyshuarin mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Bajqinë të Podujevës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh që ka arritur nga Policia e Kosovës, më tutje raportohet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/