Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një rast i presionit psikik ndaj dy vajzave të mitura, në Podujevë, shkruan Fol Drejt.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për një grua të divorcuar, e cila iu ka bërë presion psikik të vazhdueshëm dy vajzave të saj, nëpërmjet rrjeteve sociale:
“Podujevë 25.07.2023 – 16:00. Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur, po ashtu se, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar./FolDrejt/