Një rast “vrasjeje në tentativë”, po hetohet në Podujevë, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në parkun e qytetit.
“Parku i Qytetit, Podujevë 06.08.2022 – 02:25. Një i dyshuar mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima është plagosur në këmbë. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar” – thuhet ndër të tjera në raport.
I dyshuari, sipas policisë, gjendet në arrati, ndërsa rasti po hetohet./FolDrejt/