Rasti, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur në fshatin Obranqë të Podujevës, shkruan Fol Drejt.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 04.09.2022 – 01:39. Raportohet që në parkingun e një objekti persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja” – thuhet në raportin e policisë
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/