Para të gatshme, stoli ari dhe një çantë janë vjedhur në një shtëpi në Podujevë.
Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i cili ka thënë se persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij duke demoluar orenditë shtëpiake dhe kanë kryer vjedhjen.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.