Një rast i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.
Pronarja e shtëpisë ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke deklaruar se në shtëpinë e saj janë vjedhur para e stoli ari, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh policia shprehen:
“Fsh. Peran, Podujevë, 05.04.2022 – 22:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga shtëpia e saj persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësiti policor është duke hetuar rastin.“/FolDrejt/