Një rast i grabitjes ka ndodhur në Podujevë, ku si pasojë është grabitur një pompë derivatesh.
Rasti ka ndodhur pas mesnatës së datës 24 janar, konkretisht rreth orës 01:23, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, i dyshuari i maskuar fillimisht me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit dhe më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur rreth 400 euro dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/