Një person ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga vetura.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shajkovc të Podujevës, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Shajkovc, Podujevë. 03.04.2022-12:17. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, shprehet policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/