Përpara xhamisë së fshatit Halabak të Podujevës janë krijuar tensione të cilat kanë detyruar Policinë e Kosovës që të intervenojë.
Sipas burimeve të Klankosova.tv, imami i fshatit, Hyzdri Murseli, është penguar që të hyjë në xhami për t’i kryer ritualet fetare, teksa aktualisht ndodhet në polici.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi imami i fshatit Lupç të Podujevës është rrahur nga tre persona.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.