Komuna e Podujevës sot ka marrë vendim për të ndaluar qarkullimin e motoçikletave, biçikletave, trotineteve e mjeteve tjera brenda Bulevardit të qytetit.
Për vendimin e marrë ka njoftuar vetë kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili në profilin e tij zyrtar në Facebok veç tjerash ka theksuar se ky vendim është marrë me qëllimin e parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe evitimit të ndonjë dëmi eventual, transmeton Fol Drejt.
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Sot kam marrë vendim për ndalimin e ngasjes së motoçikletave, biçikletave, trotinetëve elektrik dhe mjeteve tjera të ngjashme brenda hapësirës së Sheshit/Bulevardit të qytetit.
Këtë vendim e kam marrë me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe evitimit të ndonjë dëmi eventual.
/FolDrejt/