Një person është arrestuar në Podujevë e pastaj është liruar me vendim të prokurorit për të shkuar rasti në procedurë të rregullt.
Ai dyshohet se ka publikuar foto nudo të ish të dashurës së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.