Një person është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore për shkak të një vetëplagosjeje, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshem, saktësisht rreth orës 08:00 në Podujevë.
Në raportin 24 orësh thuhet se policia ka konfiskuar pistoletën me 27 fishekë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.