Një person ka raportuar se është qëlluar me armë derisa po drejtonte makinën, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 1 gushtit, rreth orës 05:20, në Podujevë.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se të dyshuarit janë ende të panjohur, ndërkaq lidhur me rastin policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja.
Gjithashtu, vetura e ankuesit është goditur me dy predha.
Vetura është sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.