Një çift bashkëshortor kanë raportuar në polici se janë sulmuar nga djali i tyre.
Rasti ka ndodhur në komunën e Podujevës, rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, i dyshuari krahas dhunës fizike dhe kanosjes ndaj prindërve, ka demoluar edhe orenditë shtepiake.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga policia.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.” – thuhet tutje në raport./FolDrejt/