Poicia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika në Podujevë, ndërsa janë shoqëruar për në stacion policor tre persona, shkruan Fol Drejt.
“Sot nga zyrtarët policor të Podujevës, janë shoqëruar në stacion tre persona, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika.”, shkruan në njoftimin e policisë.
Policia theksoi se sekuestrimi i armëve është kryer pas një kontrolli që iu është bërë të dyshuarve, në rrugën “Salih Çitaku”në Podujevë, derisa po lëviznin me një automjet.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në fund të raportit policor. /FolDrejt/