Të dielën në mbrëmje, katër persona kanë përfunduar duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, si pasojë e helmimit nga ushqimi.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu, i cili ka thënë se gjendja e tyre është stabile, por se tashmë ata ndodhen në Klinikën Infektive në Prishtinë.
“Ata kanë kërkuar ndihmë të dielën në mbrëmje rreth orës 21:00. Kanë qenë katër persona të rritur dhe rasti ka kaluar në Kininën Infektive. Ata vetëm janë trajtuar me infuzion pas një ahengu në një restorant”, ka thënë Llugaliu për Klan Kosova.