Një grua u godit nga një veturë përderisa po e kalonte rrugën në Podujevë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreht orës 21:45, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/