Në Podujevë është raportuar një rast i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.