Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nën praninë e ministrit Çeku, ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera vjetore për letërsi.
Çmimi për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, i jepet poetit Adem Gashi.
Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, i jepet Adem Gashit.
Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, i jepet Mehmet Krajës për romanin “Liria Ime”
Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, i jepet Xhevdet Bajrajt për librin “Burri që lozte me engjëjt”,
Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”, i jepet Shaip Grabovcit për dramën për fëmijë “Zëra nga Vitrina”.
Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova”, i jepet Blerina Rogova-Gaxhës për studimin “Vdekja në letërsinë moderne shqipe”.
Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i jepet Col Mehmetaj për përkthimin e veprës “Meditime” të Mark Aurelit./FolDrejt/