Rrezatim
Për çka ndodhi në Shqipnin Nanë,
Për të gjithë asht sprovë e randë.
Por s’asht ditë, sot me vajtu,
Por asht ditë me rreflektu…
Brrof , e në kambë të gjithë me u çu,
Të gjithë gati me ndihmu.
E Shqiptarët kudo që janë,
Thanë:”jemi gati o Shqipni Nanë!
Nga Kosova e jonë burrneshë,
Djemet e saj me ‘uniformë’veshë,
Për në Shqipni djemet kanë verrshu…
Me çka të munden me ndihmu,
Se sot Dita ju ka ardhë,
Me la borxh me faqe të bardhë.
Bashkesija Islame si për herë,
I rrinë mirësisë gjithmon me nderë.
Edhe të tjeret nuk kanë ngurru,
Turk, Grek …me ndihmu.
Shihe Turkun si gjithmon,
Pran i gjendet popullit tonë,
Edhe Greku në boten e vet,
Nuk vonoi e pranë u gjetë,
Fqinj i mirë mund të quhet,
Kur gjendet pranë at’her kur duhet.
Edhe tjer miq , dashamir,
Rreflektun siç asht ma mirë.
My asht shpirti i njerzimit,
Me i ndej gati çdo flijimit…
Me ndihmu pa farë ngurrimit.
Për fatkeqsi nuk duhet të presim,
Që njerzë të lendohen, e të vdesin.
Por për paqë të gjithë të synojm,
Per hir të mirësisë të bashkëpunojm.
Kush ndrroi jetë Zoti I meshiroft,
E të plagosurit i sheroft,
E për të gjallet që njerz humb kanë,
Lusim Allahun durim me iu dhanë.
Doren e ndihmës mos ta ndajm,
Çasht e mujtun të gjithë të bajm!