Përfaqësuesi francez i futbollit, Paul Pogba, përndryshe anëtar i Juventusit të Torinos, është rikthyer në stërvitje dhe kështu i ka dhënë fund pushimit të gjatë nga futbolli.
Vitin e kaluar, Pogba u kthye te Juventusi, pasi luante për Manchester United që nga viti 2016. Më parë, nga viti 2012 deri në vitin 2016, ai ishte anëtar i Juventusit. Në fillim të shtatorit, Pogba iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë pas një dëmtimi të rëndë të meniskut. Kjo ka qenë edhe arsyeja që ai ka munguar në paraqitjen në kampionatin botëror ku Franca e tij u mund në finale nga Argjentina.
Pogba u dëmtua para fillimit të sezonit, gjatë përgatitjeve dhe Juventus nuk e bëri të ditur datën e saktë të rikthimit të tij në futboll. Spekulohet se ai mund të luajë sërish nga mesi i shkurtit.
Juventus aktualisht është në vendin e tretë të renditjes në Serie A. Ka një pikë më pak se Milani i dytë dhe madje dhjetë më pak se lideri Napoli, transmeton Fol Drejt.