Tuttosport raporton se Paul Pogba po përpiqet të përshpejtojë procesin e rikuperimit dhe, me sa duket, ai mund të kthehet në aksion më herët se sa pritej.
Francezi ka vendosur synimin për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Pogba dëshiron të dalë në fushë kundër Benfica-s më 25 tetor, një muaj nga tani. Loja me portugezët mund të jetë vendimtare për rrugëtimin evropian të Juventusit, shkruan abcnews.al.
Dhjetë ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Pogba mund të rikuperohet deri në fund të tetorit, gjatë kësaj periudhe Paul do të duhet të kalojë nga faza e parë e rikuperimit, palestra dhe pishinës, dhe në fushën e futbollit. /abcnews.al/