Paul Pogba do të ketë një konsultë specialistike për të vendosur për trajtimin e dëmtimit të gjurit, pasi mesfushori i Juventusit ka frikë se mund të detyrohet të humbasë Kupën e Botës “Katar 2022” me Francën.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit u diagnostikua me lëndim të meniskut anësor në gjurin e tij të djathtë pas një ndrydhjeje në seancë stërvitore në Los Angeles javën e kaluar.
Ai pritej të operohej në Shtetet e Bashkuara e Amerikës, por në vend të kësaj u kthye në Itali të mërkurën.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, kjo është për shkak se ka dy qasje të mundshme për këtë dëmtim dhe dikush mund ta shohë atë të humbasë Kupën e Botës “Katar 2022”.
Mundësia e parë do të ishte heqja e një pjese të meniskut, e cila do ta mbante Pogban jashtë fushës për 40-60 ditë.
Megjithatë, kjo përgjithësisht konsiderohet më e përshtatshme për lojtarët më të rinj, pasi mund të ndikojë në lëvizshmërinë e gjurit.
Opsioni tjetër do të ishte qepja e lëndimit, por kjo mund të kërkojë që lojtari të qëndrojë mënjanë për katër deri në pesë muaj.
Kjo mund të nënkuptojë mungesën e lojtarit në Kupës së Botës “Katar 2022”, e cila luhet në nëntor dhe dhjetor.
Kjo është arsyeja pse Pogba do të ketë konsultime me stafin mjekësor të Francës si dhe një specialist ortopedik përpara se të marrë një vendim.
Shumë do të varet nga shkalla dhe pozicioni i dëmtimit, si dhe nga ideja që ky problem e shqetëson Pogban prej disa vitesh, gjë që shkaktoi kaq shumë lëndime muskulore te Manchester United. /Telegrafi/