Futbollisti Paul Pogba po kalon momentet më të vështira në karrierën dhe jetën e tij dhe pas gjithçkaje që i ka ndodhur së fundmi, ai ka postuar në rrjetet sociale ku ka cituar një varg nga Kur’ani, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Sot ka mbërritur lajmi se Pogba do të mungojë edhe për tre javë të tjera për shkak të një dëmtimi muskulor dhe është lënduar teksa ushtronte gjuajtjet e lira në stërvitje.
Pogba nuk luajti as në ndeshjen e fundit të Europa League në të cilën Juventusi priti Freiburgun pasi u ndëshkua nga trajneri Massimiliano Allegri dhe arsyeja ishte vonesa në stërvitje një ditë më parë dhe në këtë drejtim kreu i shtabit të stërvitjes së Zonjës së Vjetër vendosi për këtë masë disiplinore.
Menjëherë pas kësaj, Pogba u lëndua sërish, këtë herë në stërvitje dhe për t’i bërë gjërat të çuditshme, ai u lëndua pa asnjë kontakt dhe duke ushtruar gjuajtjet e lira, gjë që padyshim që do t’i zemërojë shumë tifozët e Juventusit.
“Allahu nuk e ngarkon shpirtin përtej asaj që mund të përballojë”, ka shkruar Pogba në rrjetet sociale, e cila është një varg nga kaptina El-Bekare dhe me të cilën francezi ka treguar qartë se sa e vështirë është për të, por edhe që e bën të mos e humb shpresën.
“Elhamdulillah” – faleminderit Allahut, shtoi ai në fund të postimit.
Pogba u rikthye në Juventus nga Manchester United si lojtar i lirë gjatë verës së vitit të kaluar dhe pas një problemi me një dëmtim në gju, u rikthye në fushë së fundmi, pas një pauze gati një vjeçare.
Ai luajti 23 minuta në ndeshjen kundër Torinos dhe 15 minuta kundër Romës, pas së cilës u përjashtua nga skuadra për ndeshjen kundër Freiburgut, për t’u lënduar sërish dhe nuk do të stërvitet për tre javët e ardhshme. /FolDrejt/