Paul Pogba tregon se si u përkeqësuan marrëdhëniet e tij me Jose Mourinhon te Manchester United.
“Gjithçka filloi kur u lëndova. Vendosa të shkoj në Miami dhe të shërohem atje. Disa paparacët më bënë një foto me gruan time.
Mourinho ia dërgoi këtë fotografi [agjentit] Raiola.
Nuk më pëlqeu. I thashë Mourinhos: “A e ke seriozisht? Jam i lënduar, por vij të stërvitem tri herë në ditë. Për kë më merr? Unë nuk jam si lojtarët e tjerë”.
Për mua kjo ishte një situatë e re. Nuk jam mësuar me problemet me trajnerin. Por nëse nesër do ta takoja Mourinhon, do të qeshja me të. Unë nuk mbaj inat ndaj tij”, tha mesfushori në dokumentarin The Pogmentary në Amazon Prime./FolDrejt/