Sjellje neonaziste, simbole anti-kushtetuese, skena me veshje naziste: këto janë akuza që rëndojnë mbi dhjetëra policë gjermanë, shkruan FAZ.net.
Sipas policë gjermane, nga 2007 janë zbuluar 30 raste të policëve me sjellje raciste – ndaj të cilëve edhe është ngritur një procedurë penale.
Prej tyre 11 janë kryer vetëm në 2017, përcjell foldrejt.com. Në 4 raste ka pasur gjobë, kurse në 21 raste të tjera ka ecuri penale për dënim me burg.
Por nga policia gjermane kanë dashur të qetësojnë opinionin e gjërë, pasi bëhet fjalë për 30 raste nga 46 573 policë që ka Gjermania. Pra për një përqindje prej 0.06./Foldrejt.com